Bytyqi: Pres miratimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore për futjen e taksës së gjelbër ekologjike

Zëvendës Kryeministri për çështjet ekonomike Fatmir Bytyqi shpreson që opozita dhe të gjithë deputetët e tjerë së shpejti të miratojnë ndryshimet e nevojshme ligjore për futjen e taksës së gjelbër ekologjike, transmeton Portalb.mk.

“A do të jetë për 15 ditë ose për një muaj, ndoshta është çështje ditësh, por mendoj se do të miratohen dhe nuk besoj se do të ndodhë e kundërta. Sot pamë një sistem të shkëlqyeshëm që jep pasqyrë se sa është pabarazia në vendin tonë midis rajoneve. Si vend, sikur të kishim më parë virtytin dhe arsyen, sot nuk do të flisnim për investime 0.25 përqind në rajonet e PBB-së, por do të flisnim për mbi një përqind. Por, meqenëse nuk e kemi atë, do t’i thërras arsyes për taksën ekologjike, pasi kjo do të thotë të investosh për qytetarët tanë, dhe të mos investosh në asgjë, tha Bytyqi.

Sipas tij, nëse duam të jetojmë në një të nesërme më të mirë në të cilën do të kemi ndikim pozitiv dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, çdo denar është i rëndësishëm, ndërsa pikërisht taksa ekologjike është një nga burimet e financimit për projekte që janë të rëndësishme për qytetarët.

Bytyqi nënvizoi se qytetarët vetë do të tregojnë se cili është plani “b”, nëse VMRO-DPMNE dhe Alternativa bllokojnë miratimin e taksës ekologjike.

Në përgjigje të pyetjes rreth çmimit të ri të energjisë elektrike që për dy dit duhet të shpallet nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), Bytyqi tha se nuk pret asnjë rritje për shkak të faktit që Elektranat e Maqedonisë ofroi çmim më të ulët prej shtatë përqind krahasuar me vitin e kaluar.

“Sidoqoftë, të presim edhe një ditë para se KRRE të japë qëndrimin e tij përfundimtar”, tha Bytyqi.

Qeveria së fundmi në Kuvend paraqiti propozimin për futjen e taksës së gjelbër ekologjike prej 3.5 denarë për derivatet e naftës. Taksa pritet të futet nga 1 korriku i këtij viti dhenë nivl vjetor në Buxhet do të dedhen rreth 50 milion euro, të cilati do të përdoren për investime në mbrojtjen e mjedisit dhe tranzicionin e energjisë, i cili parashikon zëvendësimin e burimeve fosile me energji elektrike të rinovueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button