Irani do të ndërpresë ndarjen e imazheve me vëzhguesit bërthamorë

Sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore e lajmeve Tasnim Parlamenti iranian deklaroi të dielën, se marrëveshja për të ndarë pamje dhe fotografi nga disa centrale të caktuara bërthamore me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) nuk do të zgjatet.

Irani e kishte zvogëluar prej kohësh bashkëpunimin me IAEA-në, sikurse qe parashikuar në marrëveshjen e vitit 2015 me fuqitë botërore për të mbajtur nën kontroll ambiciet bërthamore të Teheranit, transmeton DW.

Por të dy palët kishin rënë dakord në shkurt për një marrëveshje tremujore për të ndarë disa imazhe në mënyrë që IAEA të monitoronte të paktën një pjesë të aktiviteteve atomike të Iranit.

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf tha se “pas periudhës tremujore marrëveshja nuk u zgjat prandaj tani e tutje asnjë nga informacionet që do të regjistrohen nuk do t’i jepet IAEA, por do të mbetet në dispozicion të Republikës Islamike të Iranit.”

Dështimi i zgjatjes së marrëveshjes ndodh në një kohë që Irani po zhvillon bisedime indirekte me fuqitë perëndimore rreth rinovimit të marrëveshjes bërthamore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e anuluan në mënyrë të njëanshme marrëveshjen në vitin 2018 në kohën e ish-Presidentit Donald Trump. Administrata e Presidentit aktual të SHBA Joe Biden filloi të zhvillojë bisedime indirekte për një kthim të mundshëm në marrëveshje, por këto janë bllokuar nga mosmarrëveshjet e vazhdueshme.

Mosmarrëveshje të vazhdueshme

Përfundimi i marrëveshjes për ndarjen e imazheve me IAEA mund të sjellë një goditje të mëtejshme për marrëveshjen. Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken tha se nëse Irani nuk e zgjat marrëveshjen për ndarjen e informacionit, kjo do të ishte një “pengesë serioze” për negociatat e ardhshme

Por moszgjatja e marrëveshjes konsiderohet edhe si një përpjekje e Teheranit për të bërë presion ndaj Bidenit për të hequr sanksionet shkatërruese ndaj Iranit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button