Sot mbahet konferenca: Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike

Fondacioni “Metamorfozis” dhe “Eurothink” kanë të kënaqësinë t’ju informojnë se më 28 qershor 2021 (e hënë) do të mbahet konferencë në temën “Mendim kritik për qytetarët me aftësi mediatike”.

Ngjarja do të mbahet online përmes platformës “ZOOM” dhe do të sigurohet përkthim simultan në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Në konferencë, e cila do të fillojë në orën 11:00, do të marrin pjesë vendimmarrës, ekspertë, aktivistë, gazetarë, funksionarë nga vendi dhe jashtë, të cilët do t’i paraqesin pikëpamjet e tyre mbi situatën aktuale në lidhje me luftën kundër fluksit të dezinformatave dhe manipulimeve të mediave duke zhvilluar iniciativa për edukim mediatik, mendim kritik, verifikim të fakteve dhe promovim të etikës gazetareske dhe standardeve të qeverisjes së mirë.

Konferenca do të ofrojë mundësi për të dëgjuar perspektiva unike dhe për të marrë pjesë në diskutime energjike që lidhen me sfidat dhe mundësitë në dhe jashtë sferës digjitale.

Projekti “Mendim kritik për qytetarë me aftësi mediatike – KritThink” mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, ndërsa ngjarja mbështetet edhe nga Fondacioni për Liri “Friedrich Neumann”.

Agjenda

Koha  Sesioni – tema dhe folësit 
11:00-11:30  Hapja e konferencës 

  • Z. David Gere, Ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut 
  • Znj. Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut 
  • Z. Marjan Zabërçanec, Koordinator Kombëtar për Komunikime Strategjike, Qeveria e Maqedonisë së Veriut 
  • Z. Aret Demirxhi, Menaxher i Programit për Evropën Lindore dhe Juglindore, Fondacioni për Liri, “Friedrich Neumann”  
  • Z. Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis” Metamorfozis 
11:30 – 12:30  Sesioni nr. 1: Edukimi mediatik në arsimin formal dhe joformal 

  • Znj. Biljana Petkovska, Drejtore e Institutit të Mediave të Maqedonisë – MIM  
  • Znj. Stefani Spirovska, Kryetare e Forumi Rinor Arsimor (MOF)
  • Znj. Emilija Petreska-Kamenjarova, ndihmës-udhëheqëse e Sektori për Çështjet Programore, Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike – ASHAAM
  • Znj. Aneta Andonova, Kryeredaktore e Shërbimit të Parë Programor të RTM-së
  • Znj. Violeta Gligoroska, Fondacioni “Metamorfozis” (moderatore) 
12:30 – 13:30  Sesioni nr. 2: Mendimi kritik kundrejt manipulimeve mediatike dhe teorive të konspiracionit në lidhje me Kovid-19 

  • Z. Ivajllo Conev, Koordinator i Projektit për Maqedoninë Veriore dhe Bullgarinë, Fondacioni për Liri “Friedrich Naumann” 
  • Z. Aleksandar Stojanovski, Drejtor Administrativ, “Eurothink” 
  • Znj. Katarina Sinadinovska, Kryetare e Këshillit Drejtues, Këshilli për Etikë në Media – KEMM 
  • Z. Filip Stojanovski, Fondacioni “Metamorfozis” (moderator) 
13:30 -14:30  Sesioni nr. 3: Mbrojtja e demokracisë nga dezinformatat  

  • Znj. Sophie Ayers, Përfaqësuese e Partneritetit për integritet të lajmeve për Evropën në “Facebook”  
  • Z. Ilija Zhupanoski, Këshilltar i Kryeministrit për Komunikime Digjitale të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut 
  • Z. Vlladimir Petreski, redaktor i “KriThink” dhe “Vërtetmatës” 
  • Znj. Elida Zylbeari, Redaktore e “KriThink” dhe “Portalb” (moderatore) 
14:30 -15:00  Diskutimi përfundimtar dhe konkluzione  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button