Zaev: Në shtator do ta bëjmë regjistrimin e popullsisë dhe nuk më intereson aspak sa maqedonas, shqiptarë apo turq janë

Në shtator, do ta bëjmë regjistrimin e popullsisë, të qytetarëve të barabartë, të gjithëve, dhe nuk më intereson aspak se sa janë maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë, boshnjakë, ata janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, deklaroi kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Periudha para nesh sjell sfida serioze, ndërsa ato janë vaksinimi, regjistrimi dhe forcimi i investimeve ekonomike, tha ndër të tjera Zaev, në një tribunë në Dibër nën moton “Më e mira për komunën tonë“.

“Të vazhdojmë me vaksinimin, të vaksinohemi të gjithë, në atë mënyrë mbrojmë shëndetin tonë dhe të të afërmve dhe miqve tanë. Kjo e keqe nuk është zhdukur, por ne duam që të jetë nën kontroll, me qëllim që fëmijët të mund të shkojnë në shkollë në vjeshtë. Në shtator, do të bëjmë regjistrimin e popullsisë, të qytetarëve të barabartë, të gjithëve, dhe nuk më intereson aspak se sa janë maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë, boshnjakë, ata janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev.

Hapëm plan intervent për investime, i cili është i dimensionuar në të gjithë vendin. Një miliardëve nga BE-ja, të cilat i përkasin Maqedonisë së Veriut, shtuam edhe 7 të tjera, të cilat do të rrisin standardin e përgjithshëm ekonomik të vendit, tha kreu i LSDM-së.

Përndryshe afati i zbatimit të këtij procesi të rëndësishëm pritej të jetë prilli i këtij viti. Megjithatë, përmes pazareve politike, Zaev dhe Mickovski, pa konsultim edhe të partive shqiptare, vendosën që ta shtyjnë këtë proces dhe të zhvillohet nga 5 deri më 30 shtator. Partitë shqiptare nga ana tjetër, nuk ishin aspak faktor për shtyrjen ose mos-shtyrjen e këtij procesi. Zaevi, përmes një bisede telefonike e informoi Ahmetin për vendimin që kishin marrë me Mickovski, kurse kreu i BDI-së vetëm i shtoi ‘aminin’. Asnjë kundërshtim, asnjë debat.

. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button