Shqipëri, vijojnë konfliktet për hapësirën e plazhit – u dogjën 60 shezlongë të një biznesi të vogël

Pas ngjarjes në Velipojë duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit për shfrytëzimin e vijës bregdetare.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë janë e djegur 60 shezlongë të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh, shkruan TCH.

Burime bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë konflikti  i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin  e vijës bregdetare ose konkurrenca.

Sipas burimeve shezlonget  kanë qenë në pronësi të 55-vjeçarit Bilbil Domit. Pasi kishte mbledhur shezlongët për t’i hapur ditën e nesërme, pasi  kishte marrë lejen e shfrytëzimit të plazhit, disa bizneseve fqinje të tjera nuk i ka pëlqyer kjo dhe dyshimet e para kanë qenë nga konkurrenca.

“Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi,  ka rënë zjarr dhe janë  djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, shkruan në njoftim policia.

Vonesa e pashpjegueshme e Ministrisë së Turizmit  për të dhënë lejet e hapësirës së plazhit po krijon konflikt mes pronarëve të bizneseve në zonën bregdetare të vendit, ku jo vetëm po digjen shezlongë e krijohen sherre, por po merren edhe jetë njerëzish.

Top Channel e ka ngritur para disa ditësh këtë problematikë që po prek bizneset, ku disave po u jepet leja, kurse të tjerëve jo, por akoma nuk është gjetur një zgjidhje ndërsa jemi në fund qershori dhe sezoni turistik është hapur.

Kujtojmë se konflikti për hapësirën e plazhit solli humbjen e 4 jetëve një ditë më parë, mes tyre biznesmeni i njohur i zonës, Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit  Xhovani Gocaj e Edmond Gocaj dhe punonjësi i hotelit, Myzerim Zeneli, i cili kishte qenë në ditën e parë të punës, që rezultoi dita e fundit e jetës së tij.

Kurse të plagosur mbetën dy persona, Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli, të cilët janë arrestuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button