FIFA më 22 mars vendos për futbollin e Kosovës

Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër z. Naim Malaj, në selinë e FIFA-së në Cyrih janë takuar me presidentin e FIFA-s z. Sep Blatter.

Me këtë rast z. Blatter i është dorëzuar letra e Kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçi, në të cilën kryeministri Thaçi ka shprehur mospajtimin e Qeverisë së Kosovës por edhe të FFK-së në lidhje me vendimin e FIFA-s për të ashtuquajtura modalitete për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare duke i konsideruar këto modalitete si të papranueshme.

Në letër kryeministri Thaçi i ka kërkuar kreut te FIFA-s që të rishqyrtojë këtë vendim dhe të marrin një vendim që do të ishte në përputhje me statusin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe i pranuar nga më shumë se gjysma e shteteve që janë anëtare të OKB-së.

Ndërkaq që edhe z. Vokrri e Malaj, ia kanë bërë të qartë z. Blatter se vendimi jo vetëm që është i papranueshëm por edhe është diskriminues që shkel edhe të drejtat universale të njeriut. Nga ana e tij z. Blatter dhe një herë ka shfaqur mirëkuptimin e tij për futbollin e Kosovës, duke premtuar se kjo çështje do të diskutohet sërish në mbledhjen e radhës të KE të FIFA-s më 22 mars të këtij viti.

Pas takimit edhe z. Vokrri edhe z. Malaj janë shprehur optimistë se kjo çështje do të vendoset në të mirë të futbollit të Kosovës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button