EURO 2020, kuptohet kundërshtari i Italisë pas ndeshjes ndërmjet Belgjikës dhe Portugalisë

Belgjika dhe Portugalia dy ekipet që gjithsecili ka menduar se do të takohen më afër finales, ata u ndeshën në 1/8 e finales e cila mbaroi me rezultar 1-0, rezultat i cili i mundësoi kualifikimin Belgjikës, transmeton Portalb.mk.
Pjesa e parë ishte e matur nga të dy anët, duke kalkuluar përmes pasimeve të sigurta, por pa aksione serioze në afërsi të portës.
T.Hazard me një gjuajtje nga distanca në minutën e 42-të e zhbllokoi rezultatin në 0-1 për Belgjikën.
Portugezët në minutën e 82-të goditën shtyllën, por pa sukses, nuk arritën të barazojnë rezultatin.
Belgjika si fituese e kësaj ndeshje, do të përballet me Italinë në 1/4 e finales, ndeshje që do të luhet më 2 korrik në Munich të Gjermanisë.