EURO 2020, pa aksione interesante ndeshja ndërmjet Holandës dhe Çekisë, por me një fitues që siguroi çerekfinalen

Ndeshja e 1/8 së finales ndërmjet Holandës dhe Çekisë mbaroi me rezultat 0-2, duke i mundësuar Çekisë të kualifikohet në çerekfinale, transmeton Portalb.mk.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të gjallë, pasime të shpeshta, por pa aksione konkrete për gol.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, mbrojtësi holandez De Ligt u ndëshkua me karton të kuq pas prekjes së topit me dorë si futbollist i fundit në repartin e mbrojtjes gjatë një aksioni të hungarezëve. Prej minutës së 56-të, holandezët në fushë do të ngelin me një futbollist më pak.

Holandën e organizuar dobët e mposhti në minutën e 68-të çeku Holes duke shënuar me kokë për rezultat 0-1. Ai i cili shënoi, në golin e dytë asistoi për të shënuar Schick në minutën e 80-të për 0-2.

Çekia si fituese e kësaj ndeshje, do të përballet me ekipin e Danimarkës në çerekfinale, ndeshje e cila do të luhet më 3 korrik në Baku.

Sonte do të luhet ndeshja tjetër 1/8 e finales ndërmjet Belgjikës dhe Portugalisë duke filluar prej orës 21:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button