RMV, dy të tretat e fekaleve që i krijojmë vazhdojnë të përfundojnë të patrajtuara në lumenj dhe ujëra nëntokësore

Në vitin 2020, nuk ka pas progres në fushën e mbrojtjes së ujërave në vend nga ujërat e zeza urbane. Dy të tretat e fekaleve që gjenerohen në vendbanime vazhdojnë të përfundojnë në lumenj dhe ujëra nëntokësore pa u trajtuar. Impiantet më të mëdha të trajtimit të ujërave të ndotura vitin e kaluar nuk funksionuan në qytetet e vendit tonë, kështu që të dhënat e Entit shtetëror statistikor nuk tregojnë devijime të përqindjes nga situata në vitin 2019, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Vitin e kaluar kemi krijuar 105.991.000 metra kub ujëra të ndotur, ose 0.8 përqind më pak krahasuar me vitin 2019. Të dhënat statistikore tregojnë se familjet janë prodhuesit kryesorë të fekaleve, pastaj vjen ekonomia dhe përdoruesit e tjerë. Në vitin 2020, 66,6 përqind ujërave të zeza të gjeneruara kanë përfunduan në rrjedhat ujore dhe ujërat nëntokësore si të patrajtuara, ndërsa 33,4 përqind janë trajtuar në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura para se të derdheshin në lumenj dhe ujëra nëntokësore.

Në 12 muajt e vitit të kaluar, e kemi ndotur potencialin ujor të vendit me 68.325.000 metra kub ujëra të zeza të patrajtuara. Ky është zvogëlim minimal i sasisë së lëshuar të këtij ndotësi krahasuar me vitin 2019. Trendi i viteve të fundit tregon se vendi po e zvogëlon përqindjen e fekaleve që derdhen në lumenj dhe ujëra nëntokësore si të patrajtuara, ndërsa vitin e kaluar plotësisht është çrrënjosur shkarkimi i ujërave të zeza urbane në liqene dhe akumulimet.

Sidoqoftë, komunat e Maqedonisë dhe qeveria qendrore duhet të ndërtojnë impiante për trajtim për të gjitha vendbanimet, të cilat si infrastrukturë kapitale do të kapin ujërat e zeza urbane para se të shkarkohen në natyrë. Të dhënat nga Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore thonë në 80 komuna të Maqedonisë ekzistojnë 55 ndërmarrje komunale publike të cilat mbledhin dhe shkarkojnë ujërat e ndotura, por vetëm në 17 prej tyre, rrjeti i kanalizimeve çon fekalet në impiantet e trajtimit.

Për të rritur, në mënyrë drastike, përqindjen e ujërave të trajtuara të zeza, vendi do të duhet të ndërtojë impiante të trajtimit të ujërave të zeza në Shkup, Tetovë dhe Manastir, që janë edhe vendbanimet më të mëdha. Me ndërtimin dhe vënien e tyre në funksion, mbi 50 përqind e fekaleve të krijuara në vend do të trajtohen para se të shkarkohen në lumenj dhe ujëra nëntokësore.

Qeveria qendrore tashmë ka premtuar që deri në fund të vitit duhet të nënshkruhen kontratat dhe duhet të fillojë ndërtimi i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në Tetovë dhe Manastir, të cilat si objekte infrastrukturore do të kushtojnë pothuaj 58 milionë euro. Tenderi për impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Shkup është gjithashtu në rrjedhë e sipër, ndërsa projekti me vlerë 136 milion euro duhet të fillojë të zbatohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button