Nga e hëna, një vend evropian do të largojë detyrimin për mbajtjen e maskave në ambientet e jashtme

Duke nisur nga e hëna, italianët nuk do të jenë më të detyruar që të mbajnë maska në ambiente të jashtme, raporton Koha.net. Megjithatë, ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se nëse situata epidemiologjike rëndohet, maskat mund të kthehen sërish.

“Për tani, situata e lejon që t’i heqim. Kemi vetëm 11 raste për 100 mijë banorë në shtatë ditë në rang kombëtar”, u shpreh Silvio Brusaferro, president i Institutit të Lartë të Shëndetit dhe zëdhënës i CTS.

Po ashtu, ai shtoi se monitorimi u lejon autoriteteve që të kuptojnë sesi po evoluon situata, dhe nëse duhet ndërhyrë për të rishikuar masat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button