Presidenti Pendarovski: Nuk kemi çfarë kërkojmë nga Bullgaria, derisa nuk e formon Qeverinë dhe Kuvendin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka sqaruar që nuk ka shitje të identitetit në negociatat ndërmjet dy shteteve, duke u bazuar në informatat për të cilat ka njohuri, transmeton Portalb.mk.

“Derisa Bullgaria nuk formon qeveri politike dhe të formojë Kuvendin që do të ketë një mandat katër-vjeçar, ne nuk kemi se çfarë kërkojmë nga Republika e Bullgarisë”, tha për “Sitel” presidenti Pendarovski.

Ai theksoi që gjithçka që do të bisedohet tjetër, është në shërbim të fushatave parazgjedhore, ndërsa lidhur me akuzat nga opozita se qeveria po shet identitetin, ai tha se nuk ka diçka të tillë.

“Unë nuk mund të spekuloj nëse kjo ka ndodhur. Mund t’ju them vetëm çka kryeministri më tha që ishte biseduar. Nga gjithçka që më tha kryeministri, nuk ka diçka të tillë, as të shkruar dhe as verbale. Kjo është ajo që unë di”, tha z. Pendarovski.

Presidenti sqaroi që raportet me opozitën janë normalizuar pas ngrirjes së tyre paraprakisht nga kryeopozitari Hristijan Mickoski.

Ndryshe, Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në muajin maj i shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare për 11 korrik në Bullgari. Vendimi e pasoi dështimin e Parlamentit për të formuar Qeverinë, ndërsa Radev po ashtu emëroi aleatin e tij të ngushtë, Stefan Yanev, kryeminitsër të përkohshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button