Merkato e Real Madridit mund të konsiderohet e mbyllur, mbrojtësi është afrimi i vetëm

Ëndrra e tifozëve të Realit të Madridit është të shikojnë një mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland të mbajë veshur fanellën e klubit të tyre në sezonin e ri, por edhe për një vit kjo do të mbetet thjeshtë një ëndërr vere pasi tifozët e Los Blancos në sezonin 2021-2022 duhet të mjaftohen vetëm me praninë e David Alabas në skuadrën e tyre, raporton SS. Duke iu referuar raportimeve të mediave spanjolle merkato e Realit të Madridit gjatë kësaj vere mund të konsiderohet e mbyllur ende pa nisur.

Situata ekonomike në klub për shkak të pandemisë është shumë kritike dhe afrimi i austriakut David Alaba me parametër zero mund të jetë i vetmi. Presidenti Florentino Perez i ka komunikuar trajnerit Carlo Ancelotti se në skuadër nuk do të ketë afrime të tjera në këtë merkato dhe i duhet të punojë me grupin e futbollistëve që ka aktualisht në dispozicion.

Edhe zëvendësuesin e kapitenit Sergio Ramos i cili u largua pasi nuk iu rinovua kontrata Ancelotti duhet ta gjejë në shtëpi dhe përkrah francezit Varane në qëndër të mbrojtje parashikohet të luajë një mes Eder Militaos dhe Nachos ndërkohë që në ndeshje të caktuara mund të përshtatet dhe Alaba si qëndërmbrojtës.Mundësitë ekonomike nuk janë më si më parë edhe për një klub të madh si Reali dhe vështirë se Ancelottit do t’i plotësohet ndonjë dëshirë tjetër për afrimin e ndonjë lojtari të preferuar të tij, pasi alternativat me kosto të ulta që ofron tregu janë të pakta. Për Mbappe ose Haaland tifozët e Realit duhet të presin edhe një tjetër vit, kur francezit t’i përfundojë kontrata me Paris Saint Germain ose Haaland-it t’i hyjë në fuqi klauzola e largimit prej 75 milionë eurosh nga Dortmundi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button