RMV, brenda një dite janë shqiptuar 682 dënime në komunikacion vetëm për dy arsye

Policia e Maqedonisë së Veriut në gjithë vendin ka shqiptuar 682 dënime gjatë ditës së djeshme vetëm për tejkalim të shpejtësisë dhe vozitje nën ndikim të alkoolit, transmeton Portalb.mk.

“Dje janë dënuar 192 shoferë për vozitje nën ndikim të alkoolit në gjithë vendin, si dhe 490 shoferë për tejkalim të shpejtësisë”, deklaroi Toni Angelovski, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Ai sqaroi që më së shumti dënime për alkool janë shqiptuar në Kumanovë (63), ndërsa për tejkalim shpejtësie në Shtip (77), duke i theksuar si dy shkaqet kryesore për aksidente fatale në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button