Katër qëndrimet e Kurtit për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paraqitur katër qëndrime të qeverisjes së tij në raport me marrëveshjen përfundimtare në dialogun me Serbinë, në hapje të mbledhjes së 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Koha.net.

Kurti ka thënë se marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia me një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, marrëveshja është ligjërisht e obligueshme vetëm atëherë kur e ka formën dhe përmbajtjen e marrëveshjes ndërkombëtare sipas kërkesave dhe qëllimeve të Konventës së Vjenës për Ligjin mbi Traktatin, se dialogu nuk është për statusin e Kosovës por për statusin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe se pavarësia që ka Kosova është kompromis që është dashur ta sjellë një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por që sipas tij nuk ndodhi asnjëherë.

“Të gjithë e dimë kërkesën për marrëveshjen përfundimtare. Për neve marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses në OKB për Kosovën. Një marrëveshje e cila e ka vetëm njohjen nga Serbia por që nuk pasohet nga ulësja në OKB, ose ofron ulëse në OKB si zëvendësim për njohjen nga Serbia mund të jetë marrëveshje, por nuk mund të jetë përfundimtare. Marrëveshja është ligjërisht e obligueshme atëherë kur ajo e ka formën dhe përmbajtjen e një marrëveshje ndërkombëtare sipas kërkesa dhe qëllimeve të Konventës së Vjenës për Ligjin mbi Traktatin. E treta, po bëhen 23 vjet bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gati gjysma e kësaj periudhe nën ndërmjetësimin e BE-së. Nuk mund të vazhdojmë pafundësisht por dialogu nuk është për statusin e Kosovës por për statusin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë e që duhet të bazohet në barazi dhe reciprocitet e tillë çfarë është edhe njohja e ndërsjellë, dhe e katërta, pavarësia që e kemi është kompromis, e kemi shpallur para 13 vjetëve dhe 4 vjetët e para, pavarësia e kishte Pieter Feithin sipër si autoritet sovran ndërkaq tash e 13 vjet e ka Ahtisaarin brenda si kompromis që është dashur ta sjellë një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së por që nuk ndodhi asnjëherë”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button