Zaev: Deri më tani kemi pasur 5 përqind, presim që përqindja e turistëve polak të rritet përmes tre fluturimeve

Kryeministri Zoran Zaev në Strugë  mori pjesë në organizmin e operatorëve  dhe hotelerive të Polonisë, për të  diskutuar kryesisht për Strugën dhe Ohrin si turizmin vendor përmes kampanjës “Sigurt si në shtëpi”, transmeton Portalb.mk.

“Fushata është një hap  para drejt qëllimit që  këtë  vit të  rritet numri i turistëve  nga Polonia që marrin pjesë me 5 % në numrin e përgjithshëm të turistëve të huaj dhe 7 % në numrin e përgjithshëm të netëve të kaluara, duke e radhitur në pesë  vendet e para në bazë të  numrit të  turistëve që udhëtojnë në Rajonin e Ohrit”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi që Maqedonia e Veriut tashmë është e pajisur me vlerësimin “Udhëtime të Sigurta”, vlerësuar nga Këshilli Botëror për Udhëtime dhe Turizëm për vitin 2021.

Kryeministri vlerësoi që tri udhëtimet nga Polonia për në Maqedoninë e Veriut do të ndikojnë në turizmin vendor. Linjat e udhëtimeve ajrore ndërmjet dy vendeve përfshinë këto pika: Varshav – Shkup, Varshav – Ohër dhe Katovicë – Ohër.

Ndryshe, në Maqedoni e Veriut gjatë muajit shkurt janë regjistruar 11 835 turistë të huaj, shumica prej të cilëve nga Kosova (2 518), Shqipëria (2 185) dhe Serbia (1 891). Shumica e turistëve vazhdojnë të jenë nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria edhe gjatë muajit mars, ku në vend pati gjithsej 23 mijë turistë të huaj, që nënkupton rritje për 28.2%.

Turizmi është një ndër sektorët që më së shumti u godit nga pandemia globale e COVID19. Buxheti dhe ekonomia qyteteve që gravitojnë rreth Liqenit të Ohrit u prekën direkt nga masat kufizuese për preventivë ndaj COVID19. Shifra e turistëve që vizituan qytetin e Strugës në vitin 2019 u përgjysmua në vitin 2020. Me të njëjtin realitet përballet dhe qyteti i Pogradecit në Shqipërinë fqinje. Rimëkëmbja e sektorit turistik në qytetet buzë Liqenit të Ohrit duket e vështirë edhe gjatë vitit 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button