fbpx

Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës dyfish më shumë të shëruar sesa raste të reja me Kovid-19

Gjendja epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut kohëve të  fundit ka shënuar përmirësim, ashtu që vendi tashmë gjenden në listën e gjelbër të shumë vendeve evropiane, duke marrë edhe lehtësime nga Bashkimi Evropian për udhëtimin e shtetasve të RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Gjatë javës janë realizuar 15 707 testime për Kovid-19, duke rezultuar me 46 raste të reja pozitive, ndërkohë janë shëruar 88 pacientë të infektuar.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe 9 persona që kanë ndërruar jetë të infektuar me Kovid-19.

Ndryshe, deri më tani në vend janë kryer gjithsej 870,380 teste Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155,669, numri i pacientëve të rikuperuar është 149,950, numri i vdekjeve është 5,484 dhe numri i rasteve aktive është 235.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button