EURO 2020, edhe një ekip e siguroi çerekfinalen nga ndeshja Itali – Austri

Italia dhe Austria u përballën në 1/8 e finales në EURO 2020, ndeshje e cila mbaroi me rezultat 2-1 përmes vazhdimeve, rezultat që i siguroi çerekfinalen Italisë, transmeton Portalb.mk.

Pjesa e parë e ndeshjes mbaroi me barazim, përkundër disa tentimeve të sulmit italian.

Në fillimin e pjesës së dytë, Austria shfaqi më shumë interesim për ndryshimin e rezultatit, duke ushtruar shtypje ndaj mbrojtjes italiane. Austriakët shënuan përmes Arnautoviçit, por gjyqtari referoi pozitë jashtë lojës. Pjesa e dytë e ndeshjes mbaroi gjithashtu pa gola, për të vazhduar ndeshja në vazhdime.

Në pjesën e parë të vazhdimeve, Chiesa dhe Pesina si dy rezervistë italian shënuan, për të ndryshuar rezultatin në 2-0. Austriaku Kalajdzic ishte ai i cili shënoi në pjesën e dytë të vazhdimeve për rezultatin përfundimtar 2-1.

Italia në çerekfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes mes Belgjikës dhe Portugalisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button