EURO 2020, kuptohet çerekfinalisti i parë pasi mbaroi ndeshja mes Uellsit dhe Danimarkës

Uellsi dhe Danimarka janë dy ekipet që e hapën fazën e 1/8 së finales me ndeshjen që filloi nga ora 18:00, ndërsa mbaroi me rezultat 0-4, transmeton Portalb.mk.
Tentimi i parë për të shënuar erdhi nga Bale, i cili në minutën e 10-të me një gjuajte nga distanca nuk arriti të kalon në epërsi Uellsin.
Danezët në gjuajtjen e parë arritën të shënojnë në minutën e 27-të, pas një gjuajtjeje të fort të Dolberg nga distanca. Jo nga distanca, por nga afërsia arriti të shënojë përsëri në pjesën e dytë Dolberg, pas një reagimi të dobët të mbrojtjes së Uellsit, 0-2.
Maehle dhe Braithwaite shënuan në minutat e fundit të ndeshjes për rezultatin përfundimtar 0-4.
Uellsi eliminohet nga garat e EURO 2020, ndërsa Danimarka do të vazhdojë garën në çerekfinale kundër fituesit të ndeshjes Holandë – Çeki.
Sot do të luhet ndeshja tjetër 1/8 së finales ndërmjet Italisë dhe Austrisë, ndeshje e cila do të fillojë prej orës 21:00. Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në vazhdim kundër ekipit që do të fitojë në ndeshjen Belgjikë – Portugali.