Lëkura e bananes, përfitimet e forta në organizëm

Lëkura e bananes përmban ushqyes të rëndësishëm për lëkurën në veçanti dhe organizmin në përgjithësi. Lëkura e bananes përmban sasi të mëdha të fibrës, antioksidantëve dhe mineraleve të dobishëm që për fat të keq gjithnjë përfundojnë në kosh të plehrave, shkruan Agroweb.org.

Lexoni më poshtë përfitimet kryesore që mund të merrni nëse përdorni lëkurat e bananes.

Kundër akumulimit të lëngjeve në organizëm
Kaliumi tek lëkura e bananes rikthen ekulibrat e lëngjeve në inde dhe parandalon akumulimin e tepërt të ujit në to.

Një gjë e tillë rregullon nivelin e elektroliteve dhe largon inflamacionin nga muskujt dhe indet.

Pini dy ose tre filxhanë me çaj të lëkurës së bananes në ditë.

Shëndeti kardiovaskular
Mund të jetë e vështirë për tu besuar, por lëkura e bananes është e fuqishme në mirëmbajtjen e shëndetit kardiovaskular.

Fibrat ulin përthithjen e kolesterolit ndërkohë që kaliumi dhe fosfori rregullojnë tensionin e gjakut.

Rekomandohet pirja e çajit të lëkurës së bananes të paktën tre herë në javë.

Kundër akneve
Acidet organike tek lëkura rregullojnë pehashin e lëkurës dhe zhdukin aknet dhe lëkurat e zeza.

Fërkoni fytyrën me pjesën e bardhë të lëkurës së bananes dhe shpërlajeni pas 15 minutash.

Përsëriteni këtë proces çdo ditë.

Kundër nxirjeve në lëkurë
Lëkura e bananes ndihmon kundër nxirjeve të lëkurës.

Fërkoni zonën e nxirë me lëkurë bananeje dhe mos e shpërlani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button