RMV, gjashtë të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, asnjë të vdekur

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 3,147 teste për Kovid-19, nga të cilët 6 kanë rezultuar pozitiv. Sot asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit ndërkaq 4 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Rastet e reja:

  • Shkupi  3
  • Tetova  2
  • Strumica  1

Të shëruarit:

Shkup, Tetovë, Dellçevë dhe Krushevë  nga 1 të shëruar në secilin qytet.

Ndryshe, deri më tani në vend janë kryer gjithsej 870,380 teste Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155,669, numri i pacientëve të rikuperuar është 149,950, numri i vdekjeve është 5,484 dhe numri i rasteve aktive është 235.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button