Komuna e Karposhit në Shkup ka filluar të spërkatë me lëng kundër gjarpërinjve

Komuna e Karposhit në Shkup që nga mëngjesi i sotëm në disa lokacione ka vendosur lëng kundër gjarpërinjve. Spërkatja bëhet me mjetin “Repelant”, produkt natyral i padëmshëm për njerëzit, kafshët dhe mjedisin, i cili do të ndihmojë në uljen e shfaqjes së gjarpërinjve, shkruan Sdk.mk, njofton Portalb.mk.

“Pasi është kryer dezinsektimi dhe deratizimi i rregullt, si dhe aksionet për të parandaluar shfaqjen e zvarranikëve në vendbanime, Komuna e Karposhit ndërmori masa shtesë. Ky mjet efektiv përmban nxjerrjen e vajrave thelbësorë nga bimët dhe pemët, si dhe vepron në mënyrë të tillë që përhap erën e zjarrit, ndërsa largon gjarpërinjtë nga afrimi në një zonë të caktuar “, thanë nga Komuna.

Shfaqja e gjarpërinjve është karakteristikë në vendet më të larta në komunë siç janë Zhdanec dhe Trnodol, vendbanime që kufizohen me zonën pyjore dhe përgjatë lumit Vardar. Shfaqja e gjarpërinjve në këto vendbanime është rezultat i temperaturave të larta në luginën e Shkupit, si dhe bimëve të përhapura.

“Këto dy ditë, “Repelent” është vendosur në vendet e lartpërmendura, përreth kopshteve dhe disa hapësirave në disa këndet e lojërave të fëmijëve që janë më të vizituara. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do të vërejnë shfaqjen e gjarpërinjve në lagjet e tyre, të kontaktojnë Komunën në mënyrë që të veprojnë në një mënyrë të përshtatshme “, shtoi komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button