fbpx

RMV, gjatë një muaji shfrytëzohen 431 mijë ton qymyr, thuajse vetëm për prodhimin e energjisë elektrike

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill janë shfrytëzuar 431 145 ton qymyr, kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike, duke theksuar që shumica e energjisë elektrike që prodhohet vjen nga termocentralet që shfrytëzojnë qymyrin si lëndë të parë, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit prill të vitit 2021, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 687 240 МWh energji elektrike, 11.903 mil. nm3 gaz natyror, 431 145 ton qymyr dhe 89 922 ton produkte të naftës”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që 95.2% e qymyrit të shfrytëzuar përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

Raportohet që prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 49.6 % në harxhimin e brendshëm bruto të energjisë elektrike. Nga prodhimi i përgjithshëm bruto i energjisë elektrike, 63.4% vjen nga termocentralet, 31.8% nga hidrocentralet, ndërsa sasia tjetër nga centralet e erës (2.3%), me biogaz (1.3%), panelet solare (0.6%) dhe termocentralet e kombinuara (0.5%).

Në krahasim me prillin e vitit të kaluar, është regjistruar ulje për 4.9 % prodhimi i energjisë elektrike nga termocentralet, 22.3 % nga hidrocentralet, 4% nga panelet solare, ndërkohë rritje është  regjistruar te centralet e erës (5%) dhe ato me biogaz (5.3%).

Ndryshe, Agjencia ndërkombëtare për energji (IEA) njoftoi që gjasat për të arritur shkallën zero të emetimit të gazrave të dëmshme, deri në gjysmë të këtij shekulli, janë duke u zvogëluar nëse bota nuk bën ndryshime radikale në mënyrën e prodhimit, shfrytëzimit dhe transportit të energjisë.

Bashkimi Evropian njoftoi një marrëveshje të përkohshme për të ulur emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serë me 55% deri në vitin 2030 në bllokun me 27 vende anëtare. Synimi për vitin 2030 është pjesë e një objektivi më të madh për ta bërë BE-në neutrale nga karboni para vitit 2050.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button