Nesër do të bllokohen disa rrugë të Shkupit për shkak “Marshit të krenarisë”

Komunikacioni në qytetin e Shkupit nesër në mesditë do të jetë i kufizuar në disa pjesë për shkak “Marshit të  krenarisë” që planifikohet të mbahet nesër, transmeton Portalb.mk.

“Njoftojmë qytetarët se më 26 qershor (e shtunë), për shkak mbajtjes së “Marshit të  krenarisë”, Njësiti për siguri në qarkullimin rrugor në SPB-Shkup, do të marrë masatë veçanta për realizimin e sigurt dhe të pandërprerë të komunikacionit”, raportojnë nga Policia.

Marshi planifikohet të fillojë nga ora 12:00 prej parkut “Gruaja luftëtare”, për të përfunduar në ora 17:00 në Parkun e Qytetit, përmes bulevardit para Qeverisë së RMV-së. Për këtë, Policia kërkoi nga qytetarët të respektojnë nesër ndryshimet në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button