U zgjedhën nxënësit më të mirë në garat e shkollave të mesme në Shkup

Në Parkun e Qytetit te vendi i quajtur Guaska, kryetari i Shkupit Petre Shilegov ua ndau shpërblimet dhe letrat e falënderimit nxënësve të shkollave të mesme dhe mentorëve të tyre, të cilët u renditën në pozitat më të larta, ndërsa letra falënderimi iu ndanë shoqatave, sindikatave, shoqërive dhe asociacioneve, për garat e realizuara me sukses në rajonin e  Shkupit, informoi Qyteti i Shkupit, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Sot po i shpërblejmë kampionët rajonalë të Shkupit, dua të shpreh mirënjohjen time për mentorët, për shoqatat e akredituara dhe për ju nxënësit që merrni pjesë në këtë storje suksesi. Fuqia juaj nxënës qëndron kryesisht në njohuritë tuaja dhe dituritë tuaja. Vazhdoni në atë rrugë”, tha kryetari Shilegov.

Projekti tradicional “Shkolla – vend për garë në dituri” është pjesë e Programit për aktivitetet e Qytetit të Shkupit në fushën e arsimit të mesëm në 2021. Bashkëpunimi me shoqatat realizohet përmes nënshkrimit të Memorandumeve për bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe secilës shoqatë veç e veç. Mbështetja u dedikohet nxënësve, shkollave të mesme në rajonin e Qytetit të Shkupit dhe shoqatave që janë pjesëmarrëse në gara në nivelin lokal për disa lëndë.

Këtë vit, në përputhje me situatën aktuale dhe në përputhje me të gjitha protokollet e përshkruara, në rajonin e Shkupit u realizuan 7 gara në: matematikë, gjeografi, informatikë, biologji, frëngjisht dhe anglisht.

Si fitues të garës mes shkollave të mesme të Shkupit, në gjuhën angleze janë: Ana Danevska nga SHMQSH Dr. Pançe Karagjozov, Anastasija Boskovska nga DSU Lazar Liçenovski dhe Mia Cekiq nga SHMQSH Rade Jovçevski – Korçagin.

Më të mirët renditur në konkurs në kimi janë: Emilija Nikollovska nga Gjimnazi Matematikor – Informatik e SHMSH, Filip Bojaxhievski nga SHMQSH Orce Nikollov, Darko Stojçev nga SHMQSH Josip Broz-Tito dhe Mihail Trajkov nga SHMP Jahja Kemal.

Nxënësit e shkollave të mesme që fituan në garat e matematikës këtë vit janë: Milijana Stojanovi nga SHMQSH Rade Jovçevski-Korçaagin, Matej Gelev nga SHMP Jahja Kemal, Marija Atanasova nga SHMP Jahja Kemal, Jan Stojanovski nga SHMP Jahja Kemal, Nikola Cvetanovski ga SHMP Jahja Kemal, Stefanija Jovcevska nga SHMP Algorithm, Nikola Spirovski nga SHMP Jahja Kemal, David Stavrov nga SHMP Algorithm, Teodora Pandova nga SHMQSH Orce Nikolov, Josif Trençovski nga SHMQSH Rade Jovcevski-Korçagiin dhe Luka Grashkovski nga SHMP NOVA

Në garat e informatikës, në mesin e gjimnazistëve nga Shkupi si më të mirët u zgjodhën: Marko Stefanov nga Shkolla e Mesme Matematike – Informatike e SHMSH, Sofija Velkovska nga Shkolla e Mesme Matematikë – Informatikë e SHMSH, Nikola Cvetanoski nga SHMP Kolegji Jahja Kemal, Teo Kitanovski nga SHMP Zahov SHMQSH Orce Nikollov, Filip Bojadzievski nga SHMQSH Orce Nikolov, Blagojce Pavleski nga Kolegji SHMP Jahja Kemal, Marko Taneski nga SHMP NOVA, Kristina Taseva nga Kolegji SHMP Jahja Kemal, Andrej Shekerov nga SHMQSH Rade Jovcevski-Korçagin, dhe Nikolla Petrovski nga SHMQH Orce Nikollov

Nga garat në gjuhën frënge më të mirët u renditën: Branka Josifovska nga SHMQSH Georgi Dimitrov, Andrea Pop Angelova nga SHMQSH Orce Nikollov, Jovana Angelovska nga SHMQSH Rade Jovçevski-Korçagin, Angela Decevska nga SHMQSH Rade Jovçevski-Korçagin.

Në garat e biologjisë, në pozitat më të larta u renditën: Stefan Bocevski nga SHMP Algorithm Center, Jana Bundaleska nga SHMQSH Orce Nikollov, Elena Muratovska nga Dr. Pançe Karagjozov, Zoran Mihailov nga SHMQSH Orce Nikollov, Ines Negrieska nga SHMP Jahja Kemal, Vasill Kuzmanovski nga SHMQSH Orce Nikollov, Andrej Petkovski nga SHMQSH Nikolla Karev, Pavlina Kozareva nga SHMQSH Josip Broz-Tito, Evgenija Ristova nga SHMQSH Dr. Pance Karagjozov, Boris Noçeski nga SHMP Jahja Kemal, Sllavjana Ivanoska nga SHMQSH Rade Jovçevski-Korçagin, Evgenija Georgievska nga SHMQSH Orce Nikollov, Filip Petrovski nga SHMQSH Rade Jovçevski-Korçagin, Angela Jakimovska nga SHMP Allgoritam Centar, Tijana Petrovska nga SHMQSH Marija Kiri-Skllodovska.

Në garat e gjeografisë, rezultatin më të mirë e realizuan: Dimitrij Angjellovski nga SHMP Gjimnazi amerikan, Sara Tosheva nga SHMP Gjimnazi amerikan, Veronika Gijovska nga SHMP Gjimnazi amerikan, Jovana Petrovska nga SHMQSH Vasill Antevski-Dren dhe Stefan Gjorgjijevski nga SHQMSH Vasill Antevski-Dren.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button