RMV, pasi gjuajti tri herë me armë kah një person në Çarshinë e Shkupit, Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e 30 vjeçarit

Paraburgim për 30 vjeçarin nga Turqia ka kërkuar Prokuroria Themelore Publike në Shkup, për gjuajtje me armë në Çarshinë e vjetër të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka miratuar Urdhër për zbatimin e procesit hetimor ndaj 30 vjeçarit shtetas të Republikës së Turqisë me vendbanim në Shkup, i cili dyshohet për veprën penale Vrasje, në bazë të nenit 123, paragrafi 1, në lidhje me nenin 19 (tentim) nga Kodi Penal”, raportojnë nga Prokuroria.

Raportohet që i dyshuari me disa të tjerë paraprakisht ka goditur në kokë dhe trup viktimën para një lokali në Çarshinë e Shkupit.

“Në një moment, i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur tri herë  në drejtim të viktimës, duke shkaktuar plagë në këmbën e djathtë”, sqarojnë nga Prokuroria, duke kërkuar nga Gjykata penale dhe paraburgimin e të dyshuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button