Komuna Aerodrom ka bërë stacion ku çdo ditë mund të hidhen mobiljet e vjetra dhe teknika e bardhë

Komuna e Aerodromit ka bërë stacion për hedhje të mbeturinave të mëdha në bulevardin “ASNOM”, gjegjësisht në afërsi të ish ëmbëltores “Stela”. Bëhet fjalë për hapësirë të rrethuar me gardh mbrojtës, ku do të mundet në çdo kohë falas të lihen mobiljen e vjetra dhe teknika e bardhë, njofton Portalb.mk.

Ky është stacioni i parë i këtij lloji në Aerodrom, a ashtu siç thonë nga Komuna, në të ardhmen e afërt planifikohet që të vendosen stacione të tilla në disa lokacione të territorit të komunës.

“Duke i ndjekur shembujt evropian, dëshirojmë që t’u dalim në ndihmë qytetarëve tanë që kanë nevojë që të lirohen nga mjetet e vjetra shtëpiake, edhe atë falas dhe në afërsi të shtëpive të tyre”, tha kryetari i Komunës, Zllatko Marin.

Projekti realizohet në kuadër të qasjes së re interaktive për mirëmbajtje të higjienës publike që e ka miratuar Komuna e Aerodromit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button