Instituti për Shëndet Publik i MV me donacion nga SHBA përforcoi laboratorin për mikrobiologji

Me donacion të ambasadës së ShBA-së në vend, Instituti për Shëndet Publik përforcoi laboratorin për mikrobiologji dhe tani ai ka edhe nivel të tretë të sigurisë. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, me këtë donacione prej rreth 570 mijë dollarë, ndihma e përgjithshme nga ShBA prej fillimit të korona krizës është rreth 2 milionë dollarë, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për përforcim të laboratorit, i cili është i vetmi në rajon dhe ka nivel të tretë të sigurisë. Ajo do të thotë se tani, të akredituar sipas standardeve më të larta botërore, janë të gatshme të detektojnë çdo lloje të patogjenit shkaktues të çfarëdo lloj sëmundjeje. Ajo do të thotë se jemi tërësisht të gatshëm të menaxhojmë çfarëdo lloj krize, ndonjë valë të re që mund të na përfshijë, por edhe gjithë rajonin”, tha Filipçe, duke shtuar se në këtë mënyrë, SHBA ka treguar çfarë do të thotë partneriteti dhe përforcimi i përhershëm i sistemeve me qëllim menaxhimin e çfarë do lloj krize.

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Byrnes tha se këtë projekt e ka filluar si investim që në vitin 2018, para pandemisë së Covid – 19 dhe me një pauzë të vogël, kanë arritur ta përfundojnë.

“Kjo jep potencial për të shkuar përpara. Kemi mësuar se këto sfida globale mund t’i fitojmë vetëm nëse jemi të ndërlidhur dhe me investim në mjekë dhe shkencëtarë”, tha ambasadorja amerikane.

Në lidhje me vaksinimin kundër Covid – 19 në vend, Filipçe tha se lista është rishikuar dhe pavarësisht se kur janë paraqitur qytetarët, do të marrin termin për vaksinim në dy javët e ardhshme.

“Pavarësisht se kur janë paraqitur, duke filluar nga e hëna, përkatësisht të martën, sipas sistemit fillimisht qytetarët më të moshuar pastaj ata më të rinj, të gjithë do të marrin termin në periudhën nga dy javët e ardhshme”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button