Në vend që të ulet, problemi i mungesës së hapësirave të parkimit në Shkup po rritet (Infografik)

Mungesa e hapësirave të parkimit në Shkup po bëhet problem kronik. Numri i makinave nëpër rrugët e Shkupit po rritet nga viti në vit dhe kjo tendencë nuk po rezulton me hapje të mjaft vendeve të reja për parkimin e këtyre mjeteve për transport. Statistikat tregojnë se autoritetet e qytetit nuk mund të arrijnë të hapin parkingje shtesë, që do të mjaftonin për të akomoduar të gjitha automjetet e reja të qytetarëve, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të NP “Parkimi i qytetit”, vitin e kaluar në kryeqytet kanë pas 9.396 hapësira parkimi në parkingje publike “të mbyllura”, hapësira për parkim zonal dhe garazhe shumëkatëshe. Numri i vendeve për parkimit, krahasuar me vitin 2019, është rritur për 397. Sidoqoftë, numri i lejeve të parkimit falas të lëshuara për banorët ndërtesave pranë në vitin 2020 u rrit në 124.724, gjegjësisht brenda një viti numri i lejeve të tilla është rritur për 10.761.

Njëkohësisht, rritja e numrit të lejeve për parkim falas për banorët është regjistruar edhe te parkimi zonal në Qendër dhe në Aerodrom, ndërsa ka një rënie të vogël në lëshimin e lejeve të tilla vetëm në parkimet “e mbyllura” publike.

Sipas këtyre të dhënave, në Shkup vitin e kaluar në një vend parkimi, mesatarisht, janë parkuar 13 automjete të banorëve. Përveç banorëve, në parkingjet e shënuara janë parkuar automjete zyrtare dhe makina të punonjësve të ndërmarrjeve që gravitojnë te ato parkingje, si dhe qytetarë që i kanë lënë automjetet e tyre për disa orë në ditë në një lokacion të caktuar.

Qytetarët nga qendra e Shkupit kanë numrin më të madh të vendeve të lira të parkimit, ku “presioni” për parkim është më i madhi gjatë ditës. Pavarësisht se kanë leje parkimi falas, banorët e ndërtesave janë të detyruar të paguajnë disa mijëra denarë për vende të tjera parkimi, sepse është e pamundur të gjejnë vend parkim të lirë rreth shtëpive të tyre çdo ditë.

Përkundër faktit se NP “Parkimi i qytetit” – Shkup çdo vit po e rrit numrin e hapësirave të reja për parkim, kjo ndërmarrje publike nuk bën asgjë për të rritur kapacitetin e parkimit në vendet ekzistuese me të cilat menaxhon, kryesisht përmes ndërtimit të garazheve të parafabrikuara për të rritur kapacitetin e zonat ekzistuese publike. Investimet e vetme të kësaj ndërmarrje publike vitin e kaluar ishin për zgjerim dhe rinovim të lokacioneve ekzistuese.

“Gjatë vitit 2020, në kushte të krizës globale të shkaktuar nga pandemia, Ndërmarrja megjithatë ia doli të rregullonte një numër shtesë të hapësirave për parkim. Nuk u hap asnjë hapësirë parkimi apo zonë e re publike parkimi, por u realizuan punë për zgjerimin dhe rinovimin e atyre ekzistuese”, thuhet në Raportin vjetor për funksionimin e NP “Parkimi i qytetit” për vitin 2020.

Përndryshe, parkimi zonal në Shkup u fur në përdorim në vitin 2009, dhe banorëve të kryeqytetit u premtua se kjo qasje ndaj parkimit do të mundësojë ulje drastike të kohës së humbur në kërkim të hapësirës së lirë për parkim. U themelua ndërmarrje e re publike, por problemi me mungesën e hapësirave për parkim gjatë viteve po rritet.

Situatën aktuale me parkimin në Shkup e përkeqësojnë vetë qytetarët, flota e të cilëve me kalimin e viteve po rritet vazhdimisht. Në vitin  2019, numri i makinave të regjistruara në kryeqytet ishte 148.892, ndërsa shumë familje kanë dy ose më shumë automjete, gjë që e përkeqëson më tej problemin e mungesës së hapësirave të parkimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button