Konferencë për Jugosllavinë: Në disa aspekte, fatkeqësisht kemi regres

Ish Jugosllavia, shikuar nga distanca prej 30 viteve, në disa aspekte ofronte shumë më shumë se sa mund të arrihet sot në shtetet që dolën prej saj. Përkrah fuqisë ekonomike, një aspekt i rëndësishëm është gjendja me të drejtat e pakicave, veçanërisht e romëve, të cilët kishin shumë më shumë të drejta dhe ishin më të barabartë si qytetarë me të gjithë të tjerët, për dallim nga sot, transmeton Portalb.mk.

Kjo u tha në fjalimet hyrëse të konferencës së sotme ndërkombëtare “Fryma dhe hijet e Jugosllavisë: reflektime dhe procese, 30 vite nga shpërbërja e RSFJ”, në organizim të Qendrës për studime avancuese në Shkup dhe Rrjetit akademik për bashkëpunim në Evropën Juglindore.

Profesori universitar, Mersel Bilalli gjatë fjalës së tij tha se, në aspekt të arritjes së më kryesores – zhvillimit ekonomik si në ish Jugosllavi, ndoshta do të ishte më mirë të punohet në krijimin e një tregu të fuqishëm rajonal, i cili më pas do të anëtarësohet në bashkësinë evropiane ekonomike dhe kështu vendet nga Ballkani Perëndimor të përjetojnë pjesë të madhe të përfitimeve nga BE, kur veç më anëtarësimi në të është i vështirë.

“Që të mos mbetet gjithçka në nivel të frustracioneve, provoj të konsultohem me persona më kompetentë se unë dhe ata më thonë se po bëjmë shumë presion për negociata për BE, BE nuk është ajo që ka qenë para 10,20 viteve, BE është alergjike ndaj zgjerimit, përkatësisht qytetarët e saj, opinioni, ndërsa politikanët e ndjekin atë qëndrim, pasi luftojmë për mandat të ri nga qytetarët. Duket se zgjerimi është fasadë e pastër apo retorikë e zbrazët. Nuk besoj se në 15 vitet e ardhshme ndonjë vend nga Ballkani Perëndimor do të anëtarësohet në BE, sa do që i përmbush kushtet. Duhet të bëjmë ndonjë treg tonin, të përbashkët dhe ai të hyjë në bashkësinë evropiane ekonomike, ku do të mund të gëzonte shumë vlera”, tha Bilalli.

Në aspekt të multikulturalizmit, përkatësisht të drejtave të bashkësive, vendet që janë krijuar me shpërbërjen e Jugosllavisë deklarativisht angazhohen për të drejta sipas standardeve të BE-së, por edhe sa do të punojë në atë, pasqyra reale është se gjendjet janë në shumë aspekte më të këqija se sa në kohën e RSFJ, tha Goran Bashiq, drejtor i Institutit për Hulumtime Sociale nga Beogradi dhe koordinator i Rrjetit akademik për bashkëpunim në Evropën Juglindore.

Konferenca “Fryma dhe hijet e Jugosllavisë: reflektime dhe procese, 30 vite nga shpërbërja e RSFJ” vazhdoi me fjalime dhe diskutime të një numri të madh të doktorëve të shkencave nga vendet e ish Jugosllavisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button