Izraeli e ka kthyer masën për mbajtjen e maskës në ambient të mbyllur pas përhapjes së llojit indian të virusit korona

Izraeli sërish e ka miratuar masën për mbajtje të obligueshme të maskës në ambient të mbyllur, vetëm disa ditë pasi që e shfuqizoi, njofton BBC, transmeton Portalb.mk.

Autoritetet kanë reaguar pasi që disa ditë me radhë në vend janë regjistruar më shumë se nga 100 raste të reja të virusit korona, që është rritje e madhe në krahasim me fillimin e muajit, kur numri ishte zero. Shumica e rasteve lidhen me llojin indian të të virusit korona që është sjellë nga jashtë.

Izraeli e ka zbatuar një prej programeve më të shpejta dhe më të suksesshme në botë të imunizimit kundër KOVID-19 dhe mbi 50% e popullatës janë të vaksinuar pjesërisht ose tërësisht. Si rezultate i kësaj, gradualisht janë shfuqizuar të gjitha masat restriktive, prej të cilave e fundit ka qenë mbajtja e maskës në ambient të mbyllur.

“Jemi dëshmitarë të dyfishimit të numrit të rasteve të reja për disa ditë. Çështje tjetër shqetësuese është që po shpërndahet infeksioni”, deklaroi Nahman Ash, shefi i Shtabit të Krizës për luftë kundër virusit korona, duke shtuar se qyteti verior Binjamina është shpallur “zonë e kuqe”.

Izraeli gjithashtu e ka anuluar hapjen e vendit për vaksinim të turistëve të huaj për një muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button