U miratua dokumenti ‘Udhërrëfyesi kundër korrupsionit dhe financave të paligjshme’ në Ballkanin Perëndimor

Sot u miratua ‘Udhërrëfyesin rajonal mbi anti-korrupsion dhe financat e paligjshme gjatë Konferencës rajonale në Ohër me përfaqësuesit e nivelit të lartë të qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

Në Konferencë të pranishëm ishin ministri i MPB-së Oliver Spasovski dhe zv. Kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski.

Ministri  Spasovski, para miratimit të këtij dokumenti tha se lufta kundër korrupsionit dhe financimit të paligjshëm përfshin një gamë të gjerë fushash veprimi dhe palësh interesi në nivelet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

“Është pikërisht kjo qasje që ne miratojmë me dokumentin që do ta aprovojmë sot, duke dhënë një Udhërrëfyes Rajonal, i cili përqendrohet në përmirësimin e zbatimit të masave ekzistuese anti-korrupsion dhe financimit të paligjshëm. Çdo fillim është i vështirë. Këtë, si mësim nga jeta, të gjithë e dimë! Fillimin që ne po e inicojmë tani është dëshmi se ekziston gatishmëri dhe, mbi të gjitha, një vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe financat e paligjshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes pronësisë së vërtetë rajonale”, shkroi Spasovski në Facebook.

Në këtë ceremoni, nga Republika e Kosovës të pranishëm ishin Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu si dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, në fjalën e tij deklaroi se sundimi i ligjit dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit janë parakusht për një shtet të së drejtës dhe një shtet zhvillimor, prandaj ne jemi të qartë në vizionit tonë në këtë drejtim.

Dokumenti është rezultat i punës së delegacioneve nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vjen si rezultat i dakordimeve të kryeministrave si pjesë e procesit të Berlinit.

Të pranishëm të tjerë në këtë konferencë ishin përfaqësuesit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button