Maqedonia fitoi projektin e NATO-s për uniforma ushtarake që do të zbulojnë gazin nervor me ndryshimin e ngjyrës

Në NATO, mund të kontribuojmë edhe si inovatorë dhe si njerëz nga shkenca dhe të tregojmë se vendi ka çfarë të ofrojë në këtë drejtim, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, pas takimit me profesorin nga Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë në Shkup Igor Jordanov mbi projektin për materialin tekstil të teknologjisë së lartë inovative për uniformat ushtarake, të destinuara për pjestarët e Armatës dhe vendeve anëtare të Aleancës, mbështetur nga Programi i NATO – “Shkenca për paqen dhe sigurinë”, transmeton Portalb.mk.

Jordanov fitoi një projekt të NATO -së që praktikisht do të thotë revolucion në cilësinë e uniformës ushtarake, ndërsa konsiston në krijimin e një materiali tekstil për uniformën ushtarake, i cili jo vetëm që do të mbrojë nga temperaturat dhe ndikimet e tjera të jashtme, por gjithashtu do të jetë detektor për paralajmërimin nga rreziqet, siç është prania e gazit nervor. E një rëndësie të jashtëzakonshme për ne është që kjo teknologji të jetë e destinuar për pjestarët tanë, dhe natyrisht për anëtarët e ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s.

Shekerinska shprehu kënaqësinë që pas një periudhe të gjatë, siç tha ajo, sot tregojmë se vendi ynë nuk është vetëm forcë ushtarake që mund të kontribuojë në Aleancën e NATO-s, por nëAleancë mund të kontribuojmë edhe si inovatorë.

“Këtë e konsiderojmë si thirrje për të gjithë hulumtuesit, për të gjithë shkencëtarët të provojnë shansin e dhënë nga programi i NATO-s Shkenca për paqen, program që edhe më parë ishte i hapur për ne, por tani si shtet anëtar mund të jemi edhe udhëheqësi i ekipeve të tilla”, tha Shekerinska.

Ajo i bëri thirrje komunitetit akademik që të jetë më i angazhuar dhe të dinë se gjithmonë do të marrin mbështetjen e shtetit, qeverisë dhe MB-së.

Profesor Jordanov shpjegoi se ky projekt synon të zhvillojë uniformë më funksionale që do të jetë e papërshkueshme nga zjarri, do të mbrojë nga mikroorganizmat dhe rrezatimi UV dhe më e rëndësishmja do të zbulojë gazrat e përditshëm me ndryshimin e vetë ngjyrës. Ai informoi se sipas programit të NATO-s, do të përfshihen dy studiues të rinj nga vendi ynë, dy nga Serbia dhe dy nga Shtetet e Bashkuara.

“Pra, NATO i financon studiuesit e rinj që të jenë pjesë e ekipit kërkimor. Kjo është një nga kushtet kryesore dhe përveç shkencëtarëve tanë që do të shkojnë në SHBA dhe Serbi, studiues të tjerë të rinj do të vijnë tek ne për t’u trajnuar për një pjesë të caktuar të projektit”, tha profesori Jordanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button