Policia arrestoi gjashtë persona në një objekt në Zherovjan të Tetovës – u gjetën armë

Gjatë një kontrolli mbrëmë pas mesnate në një objekt në Zherovjan të Tetovës, policia arrestoi gjatë persona. Në objektin në fjalë zyrtarët e policisë së Tetovës zbuluan armë zjarri dhe të ftohta, transmeton Portalb.mk.

“Mbrëmë (25.06.2021) në periudhën nga 01.30 deri në 05.00 zyrtarët e policisë së SPB Tetovë, gjatë kontrollit të një restoranti në Tetovë Zherovjan, në pronësi të A.A (30) nga Bogvina e Tetovës, kapën 12 persona, nga të cilët 7 nga Serbia, 2 nga Rusia, 1 nga BeH dhe 2 nga vendi ynë, si dhe 41 persona – mysafirë në objekt. Në objekt u gjetën katër shkopa bejsbolli, ndërsa afër objektit u gjetën dy pjesë armësh zjarri “Scorpion agram 2000″ me kornizë me dy fishekë të kalibrit 9 mm dhe një revole me municion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Siç njoftojnë më tej nga kjo Ministri, nga liria u privuan pronari i ndërtesës A.A,  E.Z (27) nga Bosnja dhe Hercegovina, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, si dhe B.A (24) nga Saraji i Shkupit Saraj dhe T.I (21) nga Banjica e Poshtme Gostivar, tek i cili ku u gjetën thika, ndërsa A.H ( 23) nga Gjermania dhe J.L (39) nga Pallçishta e Epërme nuk posedonin dokumente identifikimi.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër pronarit të objektit dhe të arrestuarve tjerë do të pasojnë procedura ligjore përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button