Presioni mbi prokurorët është i papranueshëm, veçanërisht kur vjen nga politikanët, vlerësojnë prokurorët e rajonit

Në Forumin e Sofjes me temë “Roli i prokurorisë publike në zbatimin e qeverisjes së drejtësisë” mori pjesë edhe Lubomir Joveski dhe Villma Ruskovksa nga Prokuroria e RMV-së, ku u vlerësua i papranueshëm presioni nga politikanët, ndërsa si efektiv bashkëpunimi rajonal i prokurorëve, transmeton Portalb.mk.

“Sipas prokurorëve shtetërore nga rajoni, efikasiteti i prokurorëve public në një shtet është një garancion për qeverisjen e së drejtës, për besimin në institucione dhe për zhvillimin ekonomik”, raportojnë nga  Prokuroria  Themelore Publike në RMV.

Prokuroria theksoi që mesazhi i forumit tregon se  “presioni ndaj pavarësisë së prokurorëve public është e papranueshme, veçanërisht kur vjen nga politikanët”.

Në takim përmes videos mori pjesë edhe presidenti i EUROJUST, Ladislav Hamran, ndërsa u vendos që në Rumani të  mbahet Forumi i tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button