Prej 1 janari deri më 22 qershor, Qeveria ka harxhuar 287 milionë euro më shumë sesa ka mbledhur, alarmoi kryeopozitari Mickoski

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ka theksuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut Brenda gjashtë muajve ka harxhuar qindra euro më shumë sesa ka arritur të akumulojë, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria nga 1 janari deri më 22 qershor ka harxhuar 287 milionë euro më shumë sesa ka grumbulluar, ai është  një borxh i ri, ndërsa vetëm 11/3 është për investime kapitale, ku janë 190 milionë euro?”, deklaroi Mickoski, duke e vlerësuar këtë si një deficit i krijuar nga politikat e kryeministrit Zoran Zaev.

Kryeopozitari Mickoski vlerësoi se është e paqartë se ku gjenden 2/3 e këtij borxhi, derisa vetëm 1/3 e tyre janë harxhuar për investime kapitale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button