BE jo e drejtë ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Serbia do të jetë mik i sinqertë në Mini- Shengen, thotë Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi sot se më 29 qershor do të ketë një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Maqedonisë dhe Shqipërisë Zoran Zaev dhe Edi Rama, pasi pardje BE vendosi të mos fillojë bisedimet për aderim, me të dy vendet, për shkak të vetos nga Bullgaria, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Mendoj se është e padrejtë ndaj Tiranës dhe Shkupit, si dhe për qytetarët e njerëzit që i drejtojnë ato vende. Do të kenë një mik të sinqertë në Serbi dhe me ta do të përmirësojmë bashkëpunimin dhe dua të njoftoj se më 29 qershor do të kemi një video konferencë shumë të rëndësishme me kryeministrat Zaev dhe Rama”, tha Vuçiq.

Takimi ka të bëjë me një iniciativë të quajtur Mini Schengen dhe Vuçiq shpreson që të tre së bashku do të sigurojnë rrjedhën më të shpejtë të mundshme të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Për presidentin serb është shumë e rëndësishme që  të instalohet sistem të lejeve të punës dhe ata që do të marrin leje në territorin e një vendi të kenë leje për secilin nga vendet.

“Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u uroj gjitha të mirat dhe shpresoj që ata, si ne, do të vazhdojnë në rrugën evropiane, por ne e kuptuam mirë mesazhin se patjetër duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të ngushta dhe të bëhemi më të fortë dhe të mos presim asgjë nga askush, por të besojmë në veten tonë dhe t’i shtyjmë vendet tona përpara”, tha Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button