ESM ofroi çmim më të ulët në tenderin e EVN Home që mund të ndikojë në çmimin përfundimtar të rrymës

Sh.A. Elektranat e Maqedonisë (ESM) në tenderin për furnizim të rrymës që e ka publikuar furnizuesi, EVN Home, ka ofruar çmim më të mirë prej 36.1 euro për megavat-orë. Ky furnizim i rrymës elektrike është për gjashtë muajt e ardhshëm. Tani çmimi i ofruar i ESM-së është më i lirë se sa ai i vitit të kaluar për 2.7%, kur ishte 38.8 euro për megavat-orë. Mbetet të shihet se si dhe sa do të ndikojë ndaj çmimit përfundimtar të rrymës që e paguajnë qytetarët, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, në tender janë paraqitur dy kompani ESM dhe EFT, por në kumtesën e EVN Maqedoni  nuk zbulohet se çfarë çmimi ka ofruar kompania e dytë.

SH.A. ESM këtë vit, sipas Ligjit për Energjetikë, duhet të sigurojë 70% nga nevojat e sasisë së rrymës të EVN Home, për furnizimin e shpenzuesve tarifor.

Përndryshe, nga çmimi i ofruar për megavat-orë në tenderin e EVN Home, në përqindje më të madhe varet çmimi i kilovat-orë që do ta paguajnë amvisëritë. Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), tanimë kanë theksuar se i kanë kërkesat nga: MEPSO, për rritjen e çmimit për transmetim për 143%, nga Marketi operator nacional energjetik i cili kërkon rritje të çmimit nga 45% dhe elektrodistribuimi që ka kërkuar rritje për 0.95% të çmimit të rrymës elektrike.

Pritej që të mbarojë tenderi për furnizim të rrymës elektronike.

KRRE tanimë ka paralajmëruar se deri në fund të muajit, gjegjësisht gjatë javës së ardhshme, do t’i ketë përllogaritjet përfundimtare dhe do ta kumtojë çmimin e ri të energjisë elektrike, e cila duhet që të vlejë nga 1 gushti. Në ndërkohë, duhet që të kalkulohet edhe TVSH-ja e zvogëluar në fatura, nga 18 në 5%, ashtu siç ka vendosur Qeveria para dy ditëve, me qëllim që ta zbutë goditjen e çmimit ndaj qytetarëve, nga shtrenjtimi eventual i rrymës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button