Zaev: Nuk ka dilemë se kur përdoret “i Maqedonisë së Veriut” dhe kur “maqedonase”

Kur përfaqësohet shteti, ndërsa reprezentacioni i futbollit e përfaqëson shtetin, atëherë përdoret i Maqedonisë së Veriut, ndërsa maqedonase, maqedonas, të gjitha pjesët e mbiemrit, identiteti ynë, gjuha maqedonase përdoren në të gjitha format tjera të diskutimi, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen e deputetes së VMRO – DPMNE-së. Ane Lashkovska për kërkim falje se ka bërë gabim që ka shkruar “reprezentacioni maqedonas i futbollit”, Zaev theksoi se, është korekte që njeriu të korrigjohet edhe politikisht, kur diçka është në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës.

“Unë e kam nënshkruar atë marrëveshje, kam negociuar atë marrëveshje dhe absolutisht e garanton tërësisht identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase dhe veçantinë tonë maqedonase. Absolutisht nuk ka dilemë kur përdorët i Maqedonisë së Veriut dhe kur maqedonase, maqedonas dhe kështu me radhë”, deklaroi Zaev.

Ai më tej shtoi se, më herë për tërë botën kemi qenë FYROM, ndërsa sot për tërë botën jemi Republika e Maqedonisë së Veriut, por jemi të vërtetuar si maqedonas, të cilët flasin gjuhën maqedonase.

“Në bazë të Marrëveshjes së Prespës është e qartë se çfarë është mbiemri maqedonase, maqedonas dhe kështu me radhë dhe çfarë është përdorimi i Maqedonisë së Veriut kur përfaqëson shtet dhe institucione shtetërore dhe ajo është e qartë. Problemi është se çdoherë kërkoni mënyrë se si të mashtroni publikun përmes qasjes së pasinqertë, në pjesën e asaj që paraqet garantim të ardhmërisë dhe të maqedonasve, por edhe të të gjithëve që jetojnë në vendin tonë”, deklaroi Zaev.

Pas fillimit të Kampionatit evropian në futboll, Greqia kërkoi nga UEFA, siç kanë raportuar media, ekipi kombëtar i Maqedonisë të përdorë shkurtesën MV ose RMV në versionin anglisht (RNM) të emrit kushtetues dhe kërkoi që të shqyrtohet emri i Federatës Futbollit të Maqedonisë, si dhe  të ndrërrohen fanellat.

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani thotë se Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) nuk ka asnjë detyrim të rregullojë emrin e saj sipas Marrëveshjes së Prespës sepse është një organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse që është regjistruar në regjistrin qendror si shoqatë që nuk merr para shtetërore.

UEFA konfirmoi se e kishte pranuar vërejtjen nga Greqia por e refuzoi, duke deklaruar se ata përdorin emrin Federata e Futbollit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha komunikimet zyrtare dhe se ata kanë adaptuar terminologjinë përkatëse, përfshirë statutin e UEFA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button