fbpx

Spasovski: Prej të hënën do të fillojë lëshimi i dokumenteve me emrin e ri kushtetues

Ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, sot gjatë seancës parlamentare për pyetje deputetësh sqaroi se nga java e ardhshme do të fillojë lëshimi i dokumenteve me emrin e ri kushtetues të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se, po bëhet zhvendosja e të dhënave në sistemin e ri të azhurnuar, pas çka prej të hënën do të fillojnë sërish me përgatitje  e të gjitha dokumenteve, të cilat do të harmonizohen me Kushtetutën, në pjesën e emrit të ri kushtetues dhe me të dhënat e reja ligjore.

Në pyetjen e deputetes së VMRO – DPMNE-së, Ane Lashkoska se, kur do të ketë pasaporta dhe tabela të regjistrimit, ministri Spasovski theksoi se në asnjë moment deri më tani nuk ka pasur ngecje në lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, letërnjoftimi, lejeve për vozitje apo çfarë do lloj dokumenti tjetër në shtet.

“Në maj janë lëshuar 31,500 dokumente të udhëtimit, 22,552 letërnjoftime dhe 10,663 leje për vozitje. Në qershor kërkesa rritet dukshëm dhe vetëm në periudhën prej 20 deri më 30 qershor ka 31,500 thirrje dhe terminë të caktuar për letërnjoftime. Sa i përket pasaportave diplomatike, për atë keni të drejtë. Modelet e vjetra, të cilët i kemi, për shkak se nuk është bërë vlerësim i mirë në një moment të caktuar në MPB nuk janë porositur dhe për shkak se, kemi porositur modele të reja, nuk kemi mjaftueshëm pasaporta diplomatik. Megjithatë, ajo nuk është problem për qytetarët, ajo është problem për funksionarët”, deklaroi Spasovski.

Sa i përket tabelave të regjistrimit, Spasovski tha se ka pasur një problem të caktuar dhe ngecje të caktuar me furnizimet publike, e cila është zbatuar dhe pas vërejtjeve nga Byroja për Furnizime Publike është siguruar konkurrim. Spasovski theksoi se, ai problem me nënshkrimin e marrëveshjes është tejkaluar dhe të hënën kanë arritur 14 mijë tabela në magazinat e MPB-së.

“Vlerëson se është jokorrekte të thuhet të pavërteta në foltore se është nënshkruar marrëveshje me urgjencë për furnizim publik prej 11 miliardë denarë. Është e saktë se është nënshkruar marrëveshje për furnizim publik me urgjencë, që të mbulojë periudhën nga mbetja e marrëveshjes, deri në nënshkrimin e marrëveshjes së re në vlerë prej 9,5 milionë denarë. Marrëveshja e re për furnizim publik, e cila është me procedurë të hapur transparente është 100 milionë denarë, për tre vitet e ardhshme, si marrëveshje kornizë, pa TVSH”, sqaroi Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button