Maqedoni e Veriut, programi “Warm-up CINEDAYS” do të shfaqë filma në qiell të hapur në tre qytete

Kinemaja udhëtuese evropiane “Warm-up CINEDAYS” në qiell të hapur e përgatitur me rastin e 20 vjetorit të festivalit të filmit CINEDAYS, do të mbahet në Kriva Pallankë, Strumicë dhe Strugë, raporton Anadolia Agency (AA)

Në konferencën e sotme për media me rastin e 20 vjetorit të CINEDAYS të mbajtur në Qendrën Kulturore Rinore, festivali i filmit CINEDAYS promovoi një program të ri: Warm-up CINEDAYS, kinema udhëtuese evropiane në qiell të hapur, e cila është një program pararendës i datave zyrtare të CINEDAYS që do të mbahen nga 15 deri më 21 korrik.

Margarita Arsova, koordinatore e CINEDAYS, tha se udhëtimi 20-vjeçar i festivalit nuk është aspak i shkurtër, por siç theksoi ajo, asnjë rrugë nuk është shumë e vështirë kur të ecësh me miq të vërtetë.

“Arsyeja për konferencën për shtyp është programi Warm-up CINEDAYS që ne kemi përgatitur, pra programi pararendës për festivalin, i cili do të zhvillohet para datave zyrtare të CINEDAYS, i konceptuar si një kinema udhëtuese evropiane në qiell të hapur. Ne do ta realizojmë atë në partneritet së bashku me delegacionin e BE-së. Ne zgjodhëm tre qytete, Kriva Pallanka, Strumica dhe Struga. Programi është konceptuar me tituj të freskët evropianë që do të kenë shfaqjen premierë para audiencës lokale”, tha Margarita Arsova.

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, duke theksuar se ata mbështesin CINEDAYS që nga dita e parë, tha se me programin e ri Warm-up CINEDAYS synohet të arrihet një audiencë e re jashtë Shkupit.

“Konceptuar si një përmbledhje vjetore e kinemasë e prodhuar nga Bashkimi Evropian (BE), e njohur nga kritikët dhe e dashur nga publiku evropian, kinemaja udhëtuese evropiane nën qiell të hapur do të udhëtojë në tre qytete të ndryshme këtë vit”, tha Ambasadori Geer.

Warm-up CINEDAYS do të jetë në Kriva Pallankë më 25-26 qershor, në Strumicë më 3-4 korrik dhe në Strugë më 9-19 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button