Aktivistët kërkojnë që të mendohet mirë zgjerimi i rrugës “Cvetan Dimov” në Çair

Koristë e reja për makina në Shkup të cilat i parashikojnë autoritetet lokale mund të paraqesin “ferr të vërtetë” për këmbësorët dhe çiklistët, paralajmërojnë aktivistët civil. Nga iniciativa qytetare “Na toçak”, thonë se mu kjo mund të ndodh nëse realizohet paralajmërimi për zgjerimin e korsive për makina në rrugën “Cvetan Dimov” të Komunës së Çairit, njofton Portalb.mk.

Në rrugën “Cvetan Dimov”, ndodhet një prej radhitjeve më të mira të drunjëve që bëjnë hije për këmbësorët dhe çiklistët, por edhe dyqaneve rreth udhës. Problem është edhe parkimi i veturave në komunikacion, që e ngadalëson kohën e udhëtimit nga qendra në Shkup drejt komunave Çair, Butel dhe Shuto Orizare.

Qyteti i Shkupit dje paralajmëroi procedurë për furnizim publik për hartimin e projektit bazë për transformimin e rrugës “Cvetan Dimov” në bulevar, nga udhëkryqi me rrugën “Xhon Kenedi” deri te udhëkryqi me bulevardin “Nikolla Karev”.

Nga “Në Toçak” thonë se duhet tre herë të mendohet para se zgjerohet rruga “Cvetan Dimov”.

“A keni pyetur se pse Partizanska dhe Jane Sandanski janë më të durueshme si bulevarde edhe pse kanë më shumë korsi për automjete? Pasi që në mënyrë përkatëse me asfaltin ka hapësirë të madhe me gjelbërim të anshëm dhe qendror, pasi që ka korsi të gjera për biçikleta (për kushtet tona) dhe trotuare të gjera. Pasi që hapësira është relativisht në mënyrë proporcionale e ndarë. Për arsye të njëjta, bulevardi Klimenti i Ohrit është i padurueshëm dhe është automatikisht ferr”, thuhet në publikimin e tyre.

Ata shtojnë se ekziston dallim mes këtyre bulevardeve të Shkupit pasi që hapësira në bulevardin “Klimenti i Ohrit” nuk është në mënyrë proporcionale i ndarë, pasi që gjerësinë që e kanë nuk ka kapacitet për aq korsi.

Ndryshe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ka paralajmëruar se ky projekt do të kushtojë 6.5 milionë euro, duke përfshirë edhe ekspropiimin e vendeve dhe largimin e objekteve që gjenden në trasenë. Shilegov tha se kjo do të jetë zgjidhje e përhershme për këtë pjesë të qytetit, duket vlerësuar se benefiti është më i madh se humbja.

Projekti parashikon një zgjidhje moderne për arterien kryesore të Komunës së Çairit me 6 korsi, nga 3 në secilin drejtim, trotuare, shtigje biçikletash, gjelbërim dhe ndriçim të ri përgjatë gjithë trasesë prej 1100 metrash.
Në këtë bulevard është planifikuar të kalojë edhe traseja e dytë e sistemit të autobusëve të shpejtë që do të qarkullojë nga Buteli përmes Çairit deri në Kisella Vodë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button