Angellovska-Bezhoska: Të dukshme janë efektet në ekonomi nga politika stimuluese monetare përmes kredive

Vitin e kaluar dhe në muajt e parë të këtij viti, kreditë u rritën me normë prej rreth 6 përqind. Efektet e politikës monetare stimuluese janë të dukshme në tregun e kredisë, vitin e kaluar dhe këtë vit nuk kishte ndërprerje të flukseve të kredisë, ndërsa aktiviteti po rritet me ritëm të ngjashëm të para-krizës, transmeton Portalb.mk.

Vitin e kaluar, rritja e mbështetjes së kredisë për ekonominë tejkaloi pritjet e bankës qendrore, vërehetë orientim më i madh për kreditimin e individëve, por flukset e kredisë për sektorin e korporatave janë gjithashtu pozitive.

Këtë, mes tjerash, e deklaroi guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut (BPMV), Anita Angellovska-Bezhoska, në Forumin e Parë Ekonomik në Shkup, organizuar nga Forumi Ekonomik i Delphi, Greqi dhe Shoqata Greke e Biznesit në Maqedoninë e Veriut.

Në panel-diskutimin mbi rimëkëmbjen post-pandemike të ekonomisë sonë, guvernatorja theksoi se kjo është kriza e parë në të cilën BPMV nga fillimi zbaton një politikë të lirë monetare dhe ka ulur normën e interesit në disa raste, ndërsa mori edhe të tjera masat monetare që çuan në uljen e normave të interesit të kredive dhe rritje solide të mbështetjes së kredisë për qytetarët dhe kompanitë.

Angellovska-Bezhoska gjithashtu iu referua edhe çështjes së pritjeve për rritje ekonomike për këtë vit edhe në periudhën afatmesme, duke theksuar rëndësinë e zhvillimeve në nivel global, veçanërisht në ekonominë evropiane. Sipas saj, parashikimet aktuale të BPMV, përfshirë vlerësimin e potencialit të ekonomisë për rritje, nuk marrin parasysh supozimet për zbatim më intensiv të reformave strukturore, të cilat janë thelbësore për rritjen e potencialit të ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button