Filipçe: Nesër do të arrijnë 100 mijë vaksina ‘Pfizer’, kurse më 27 qershor 500 mijë ‘Sinovak’

Nesër në Maqedoni do të arrijnë 100.000 vaksina Pfizer përmes sistemit Kovax, ndërsa të dielën me dy avionë me nga 250.000 doza, do të arrijnë vaksinat kineze Sinovak. Këto vaksina pritet që javës së ardhshmetë jenë në dispozicion të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Me këto vaksina pritet që numri i qytetarëve të vaksinuar brenda një dite të lëvizë nga 15.000 në 20.000, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Me arritjen e dozave të reja të vaksinave, pritet që deri në fund të verës vendi të arrijë imunitetin kolektiv, gjegjësisht 60-70% e popullatës të jenë të vaksinuar.

Në pikat e vaksinimit në vend, përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 281,847 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e pranuan 3,263 qytetarë, kurse janë vaksinuar gjithsej 5,407 qytetarë. Në vend janë aplikuar gjithsej 488,010 doza vaksinash, kurse janë rivaksinuar 206,163 qytetarë.

Përmes ueb-platformës vakcinacija.mk deri më tani janë paraqitur 458,040 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button