Prifti grek u hodhi acid klerikëve tjerë, të cilët donin ta dëbonin pasi ishte kapur me kokainë

Dhjetë persona, shtatë prej të cilëve zyrtarë të lartë të Kishës Ortodokse greke u shtruan në spital me djegie, pasi u spërkatën me acid nga një prift i cili ishte në procedurë disiplinore, njoftuan autoritetet, transmeton Portalb.mk.

Incidenti ndodhi në një mbledhje në Athinë dhe me ç’rast një prift 36-vjeçar u arrestua. Ai përballej me dëbimin nga kisha pasino vitin 2018 u kap me disa gram kokainë, njoftoi agjencia e lajmeve ANA.

Policia nuk tregoi se çfarë lëngu ishte hedhur, por shtoi se disa prej të hospitalizuarve kishin djegie serioze. Shumica e të plagosurve kanë gradë të lartë në Kishën Ortodokse greke.

Kur doli para një prokurori publik në qytezën Veroia, prifti kishte pranuar se droga e klasit të parë ishte për përdorim personal.

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, e dënoi sulmin, ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se është thellësisht i pikëlluar dhe tha se shteti do ta ofrojë tërë asistencën e mundshme mjekësore për viktimat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button