RMV, infermierëve dhe teknikëve nga shtatori do t’iu paguhet arsimi i lartë

Nga shtatori i këtij viti, të gjithë infermierët dhe teknikët që kanë përfunduar shkollën e lartë të mjekësisë ose specializimin, përkatësisht me 180 ose 240 kredi, do të marrin kompensimin e duhur për arsimin e tyre, transmeton Portalb.mk.

Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas takimit të sotëm punues me drejtorët e FSSh-së Stevo Kërstevski dhe Faton Ahmeti, kryetarin e Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale Ljubisha Karanfilovski dhe përfaqësues të Shoqatës së infermierëve, teknikëve dhe akusherëve.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se ky problem i mospagimit për arsimimin e infermierëve dhe teknikëve daton nga viti 2015 e deri më sot.

“Në vitin 2015, u bë prerje kryqe me sjelljen e vendimit që t’iu  paguhen vetëm specializimet, gjegjësisht shkollat e larta, atyre që deri atëherë kishin përfunduar dhe të gjithë infermierët dhe teknikët që kanë investuar në arsimin e tyre nga viti 2015 e në vazhdim nuk mund ta valorizojnë përmes pagës së tyre”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Zgjidhja do të arrihet me një aneks të marrëveshjes kolektive në përputhje me Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe mënyrën në të cilën përcaktohet shuma e pagës, njoftoi Filipçe.

“Më vjen mirë që kjo është një mënyrë për të rritur të ardhurat e një kategorie të punonjësve shëndetësorë të cilët me të vërtetë dhanë veten e tyre në menaxhimin e kovid krizës”, shtoi Filipçe.

Sipas Karanfilovskit, burimet kadrovike janë potenciali më i rëndësishëm në shëndetësi dhe menaxhimi i mirë dhe njohja e tyre është baza për sistem të suksesshëm shëndetësor.

Ai thotë se direktivat evropiane në shëndetësi janë në drejtim të njohjes së arsimit të lartë profesional të infermierëve dhe teknikëve dhe se rekomandimi i tyre është që raporti në sistemet shëndetësore të jetë 50-50, 50 përqind e arsimit të lartë profesional me 50 përqind të arsimit të mesëm, kurse me këtë qasje tashmë jemi duke hyrë në procesin e realizimit dhe njohjes së këtyre rekomandimeve.

“Në sistemin tonë shëndetësor, ai raport është edhe më i ulët, me rreth 23 përqind të infermierëve me arsim të lartë dhe teknikëve me arsim të lartë, prandaj shpresojmë që me këtë qasje, me këtë shtesë arsimore, që do të thotë që të punësuarit do të marrin diferencën midis koeficientit nga arsimi i mesëm në arsimin e lartë profesional do të thotë njohja në sistemin shëndetësor”, tha Karanfilovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button