Librat digjital, MASH thotë se e ka dërguar propozim-ligjin në Kuvend, Komisioni për Çështje Evropiane s’ka caktuar ende seancë

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, nuk ka caktuar seancë kuvendore në lidhje me propozim-ligjin për Libra dhe materiale tjera didaktike dhe mësimore për shkolla fillore dhe të mesme, i cili parashikon dhe digjitalizimin e librave për nxënësit nga klasa e katërt, njofton Portalb.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se propozim ligji është dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për procedurë të mëtutjeshme.

Nga ana e Qeverisë së RMV-së, Ligji për Libra dhe materiale tjera didaktike dhe mësimore për shkolla fillore dhe të mesme është dorëzuar në Kuvend.

Por, nga Kuvendi ende nuk është caktuar seanca në Komisionin për Çështje Evropiane, kryetar i të cilit është Arbër Ademi. Portalb.mk, disa herë ka tentuar të kontaktojë me Ademin, por i njëjti nuk e hap telefonin e as përgjigjet në porositë telefonike.

Anëtari i Komisionit për Çështje Evropiane, deputeti Halil Snopçe, për Portalb.mk, thotë se nuk i di arsyet e moscaktimit të seancës.

“Deri më tani nuk është caktuar seancë e komisionit kuvendor dhe nuk e di arsyen se pse nuk e caktojnë”, tha Snopçe për Portalb.mk.

Përndryshe digjitalizimi i librave shkollorë ka ngritur polemika të ndryshme. Në Facebook është hapur një grup me emrin “Libra dhe mësim patjetër të ketë” i cili ka afër 76.000 anëtarë të cilët janë kundër këtij propozim ligji. nëpërmjet këtij grupi u organizua edhe bojkoti i mësimit. Gjatë ditës së djeshme partia në pushtet, LSDM ka akuzuar se opozitarja VMRO-DPMNE, qëndron mbrapa bojkotit të mësimit, i cili është organizuar nga një grup i prindërve. Sipas tyre, krijues i grupit në FB është Dragana Spasevska, dhe ajo është anëtare e VMRO-së. Spasevska, të cilës i nxorën fotografi ku ajo kishte marrë pjesë në mitingjet e opozitës, nëpërmjet Fejsbukut tha se ka dhënë dorëheqje nga partia, madje tha se derisa ka qenë në parti “kam humbur kohë të shtrenjtë” dhe e quajti diskriminim.

Kërkesat e iniciativës

  • Librat e shtypur të mbeten në përdorim për të gjitha klasat në shkollën fillore dhe të mesme
  • Të shfuqizohet arsimimi gjithëpërfshirës gjinor sensitiv për nxënësit e shkollave fillore
  • Etika e religjioneve të mbetet lëndë zgjedhore
  • Të mos bashkohen dy ose më shumë lëndë në një,
  • Të argumentohet shkurtimi i fondit të orëve për disa lëndë
  • Të krijohen kushte përkatëse për gjithëpërfshirje të fëmijëve me pengesa
  • Të krijohen protokolle për mësim me prani fizike në kushte të pandemisë
  • Përfaqësuesit tanë dhe të sektorit civil të marrin pjesë në grupin punuese për ndryshimin e ligjit

Portalb.mk e ka siguruar propozim-ligjin për librat

Prindërit që kërkojnë tërheqjen e Ligjit për tekstet shkollore, paraprakisht në Kuvend paraqitën iniciativë për referendum, nga ku prisnin dritë jeshile për fillim të mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve për zhvillimin e një referendumi në nivelin shtetëror.

Komisioni parlamentar për sistem politik hodhi poshtë si parregullt iniciativën qytetare për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum kundër futjes së librave shkollorë digjital. Sipas shpjegimit, kërkesa e paraqitur nga grupi “Libra dhe mësim duhet të jetë” nuk ishte në përputhje me Ligjin për referendum, gjegjësisht 500 nënshkrimet e paraqitura nuk ishin mbledhur para institucioneve kompetente.

Ndërkohë disa mendojnë se digjitalizimi do t’i bëjë më të varur fëmijët ndaj pajisjeve teknologjike. Megjithatë Ministria e Arsimit vlerëson se nuk është një trend, por një nevojë reale e nxënësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button