fbpx

Qeveria e RMV-së definoi taksën ekologjike, tani mbetet votimi në Kuvend

Në seancën e mbrëmshme, qeveria miratoi ndryshimet në Ligjin për mjedisin jetësor, me të cilin parashikohet taksë më e lartë ekologjike për derivatet e naftës, pasi të miratohen në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

Sipas përllogaritjeve fillestare, nga kjo pagesë, në buxhet do të mbledh 1.685 miliardë denarë (27.3 milion euro) për një gjysmë viti ose 3.3 miliardë denarë (54.6 milion euro) për tërë vitin.

Taksa ekologjike do të jetë 3.5 denarë për litër karburant.

“Taksa ekologjike është përgjigjja jonë ndaj shqetësimit për mjedisin dhe thirrjes së qytetarëve për të marrë masa për këtë çështje të rëndësishme, dhe për këtë arsye të gjitha paratë e mbledhura nga kjo taksë do të shkojnë në Fondin ekologjik i cili do të ndihmojë tranzicionin e drejtë nga fosilet tek energjia nga burimet e ripërtëritshme të energjisë”, tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Telma TV.

Ai tha se qytetarët dhe biznesmenët nuk duhet të shqetësohen se kjo masë do të rrisë çmimet e karburanteve, pasi nafta është bërë më e lirë në tregjet botërore.

“Këtë masë askush nuk do ta sillte gjatë vitit të zgjedhjeve dhe qytetarët duhet ta dinë që ndikimi i kësaj mase nuk do të jetë më i madh se 0,07%. Me rënien e çmimit të naftës në bursat botërore, shuma e akcizës prej 3 denarë anulohet, të cilën e prezantuam për të zbutur pasojat e kovid-19 dhe me këtë me të vërtetë nuk pritet ndonjë ndikim i madh në çmim për shkak të taksa ekologjike”, theksoi Kryeministri Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button