Këto janë ndeshjet e radhës në 1/8 e finales në EURO 2020

Në kampionatin evropian EURO 2020 sonte mbaruan ndeshjet e fazës së grupeve, ku 16 ekipe fituan të drejtën për të vazhduar garën në 1/8 finales, transmeton Portalb.mk.

Gjashtë ekipe janë kualifikuar si vendi i parë në grup, gjashtë si vendi i dytë, derisa katër ekipe tjera si vendet e treta më të mira në gjashtë grupet sa ishin në fazën e grupeve.

Ndeshjet e 1/8 finales do të fillojnë prej 26 qershorit, me ndeshjen e cila do të luhet në Amsterdam. Ekipi që do të arrijë të fitojë, qoftë minutave të rregullta, minutave shtesë ose penalltive, do të vazhdojë garën për çerekfinale (1/4 finales)

Uells – Danimarkë (26 qershor, 18:00)

Itali – Austri (26 qershor, 21:00)

Holandë – Çeki (27 qershor, 18:00)

Belgjikë –  Portugali (27 qershor, 21:00)

Kroaci – Spanjë (28 qershor, 18:00)

Francë – Zvicër (28 qershor, 21:00)

Angli – Gjermani (29 qershor, 18:00)

Suedi – Ukrainë (29 qershor, 21:00)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button