EURO 2020, luftë deri në minutat e fundit në dy superndeshjet e Grupit F, mbyllet faza e grupeve

Ndeshjet e fundit në fazën e grupeve në EURO 2020 u zhvilluan në Grupin F. Portugalia u përball me Francën, përballje e cila mbaroi me rezultat 2-2, ndërsa ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Hungarisë mbaroi me rezultat 2-2, transmeton Portalb.mk.
Në minutën e 28-të në ndeshjen Portugali – Francë, një përplasje ndërmjet porteri francez Hugo Loris dhe futbollistit portugez, mbaroi me penallti për ekipin portugez. Ronaldo arriti të shënojë nga kjo penallti. Pikërisht në fundin e pjesës së parë, gjyqtari referoi penallti për Francën, e cila u gjuajt me sukses nga Benzema. Pjesa e parë mbaroi me barazim, 1-1.
Benzema në fillim të pjesës së dytë shënoi menjëherë, për rezultat 1-2. Përsëri nga penalltia, në minutën e 60-të shënoi Ronaldo për rezultat 2-2.
Gjermania nuk kaloi lehtë me Hungarinë, e cila kaloi në epërsi në pjesën e parë përmes Szalai në minutën e 11-të përmes gjuajtjes me kokë. Në minutën e 67-të, gjermanët e shfrytëzuan gabimin e portierit hungarez për të barazuar rezultatin, 1-1. Pas një minute, hungarezët kaluan përsëri në epërsi, 1-2. Në minutat e fundit të ndeshjes, gjermanët arritën të barazojnë, 2-2.
Renditja përfundimtare në Grupin F: Franca 5 pikë, Gjermania 4, Portugalia 4 dhe Hungaria 2.
Vendi i parë në Grupin F do të përballet me vendin e tretë më të mirë nga grupet A/B/C, ndërsa vendi i dytë në Grupin F do të luajë kundër Anglisë në fazën tjetër. Vendi i tretë në ketë grup mund të kualifikohet, nëse është më i mirë se vendi i tretë në grupet A/D/E.
- LEXO: EURO 2020, portieri shënoi ndër golat më interesant, vetëm dy ekipe u kualifikuan nga Grupi E, njëri u eliminua, tjetri në pritje
- LEXO: EURO 2020, pas ndeshjeve të treta në Grupin D, edhe një ekip tjetër u kualifikua
- LEXO: EURO 2020, u prit gjatë, por zgjati pak ëndrra evropiane e Maqedonisë së Veriut, dy ekipe tjera u kualifikuan, njëri në pritje (GRUPI C)
- LEXO: EURO 2020, përfundim dramatik i Grupit B, rezultatet mundësojnë edhe kualifikimin e Zvicrës nga Grupi A
- LEXO: EURO 2020, pas ndeshjeve të treta në Grupin A, dy ekipe e siguruan kualifikimin, ekipi i tretë në pritje
- LEXO: EURO 2021, nga fillimi deri në fund të ndeshjes ekipi portugez sulmoi portën hungareze
- LEXO: EURO 2020, në “grupin e vdekjes” shënuan gjermanët, por fituan francezët
- LEXO: EURO 2020, pas ndeshjes ndërmjet Hungarisë dhe Francës, gjithçka e hapur në Grupin F
- LEXO: EURO 2020, pas ndeshjes me Portugalinë, rikthehen shpresat për Gjermaninë në “grupin e vdekjes”