Evropa mundet të mos gjejë zgjidhje për problemet si me Bullgarinë, ky është mesazh i keq, vlerësoi Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, vlerësoi që zgjidhja me Bullgarinë do të jetë e mundshme edhe për çështjet e identitetit, duke sqaruar që bullgarët e kanë pranuar se maqedonasit me gjuhën maqedonase janë realitet i pranuar nga bota dhe i ratifikuar nga Kombet e Bashkuara, transmeton Portalb.mk.

“Bashkimi Evropian ka problem, por ne nuk dorëzohemi nga qëllimi jonë për të hapur rrugën e vendit drejt Bashkimi Evropian dhe të tejkalojmë padrejtësinë”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi që në Marrëveshjen me Bullgarinë janë të përfshira të gjithë fushat, nga sporti, infrastruktura, kultura e rinia, ndërkohë për procesin eurointegrues paralajmëroi që nuk do të dorëzohet.

“Përfundimisht mos të mundet Evropa të gjejë zgjidhje për një problem të tillë që e kemi për momentin ne dhe Bullgaria, është mesazh i keq”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button